
Model i dizajnuar me dy prerje simetrike prej 45 shkallë, të ndërthurura me një sipërfaqe të rrafshuar në qendër, që krijon një formë të pastër dhe të balancuar me elegancë të matur.
Materiali: MDF me trashësi 18mm
Procesi i prodhimit:
1. Gravirimi dhe prerja realizohen me makinë CNC, që garanton saktësi të lartë dhe përpunim të qëndrueshëm.
2. Sipërfaqja zumparohet dhe përgatitet me kujdes për procesin e ngjyrosjes.
3. Aplikohet një shtresë bazë transparente me agjentë për mbylljen e poreve, që siguron një përfundim të njëtrajtshëm.
4. Vijon me aplikimin e një shtrese të dytë bazë, e cila ndihmon në zbutjen e sipërfaqes dhe përgatitjen për shtresën përfundimtare.
5. Në fund, aplikohet shtresa e ngjyrës përfundimtare, në nuancën e zgjedhur nga klienti.
6. Produktet kontrollohen një nga një për të garantuar që secili prej tyre përmbush standardet e cilësisë.